LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dhe Serbia organizojnë bashkë Euro 2027 për U-21, finalja do të luhet në Tiranë

Shqipëria dhe Serbia organizojnë bashkë Euro 2027 për U-21, finalja do të luhet në Tiranë

Shqipëria dhe Serbia apo respektivisht federatat e futbollit të këtyre dy shteteve patjetër do të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian të Futbollit për U-21, i cili do të mbahet në vitin 2027.

Mediat serbe raportojnë se Shqipëria dhe Serbia ishin të vetmet shtete që paraqitën kandidaturën për organizimin e këtij kampionati dhe diçka e tillë pritet të konfirmohet sot nga UEFA.

Sipas marrëveshjes, hapja e kampionatit do të jetë në Novi Sad në stadiumin Karagjorgje, ndërsa finalja do të luhet në Tiranë në stadiumin e ri kombëtar, pasi plotëson kërkesat për të organizuar një ndeshje të atij lloji.


Krahas stadiumit Karagjorgje, kampionati do të luhet edhe në Leskovc, Zajeçar dhe Loznicë të Serbisë, ndërsa në qytetet e Shqipërisë do të luhet në Shkodër, Durrës, Elbasan, Leskoc

“Është një projekt 100 për qind futbollistik, me një mesazh shumë të mirë politik që mund të përcjellim”, ka thënë për AP në fillim të këtij viti Armand Duka, president i Federatës së Futbollit të Shqipërisë dhe nënkryetar i UEFA-s.

Ndërkohë, disa futbollistë shqiptarë paralajmëruan mos bashkëpunim me Serbinë në çfarëdo forme, por kjo nuk i bëri përshtypje FSHF që vazhdojë me projektin. Po ashtu tifozët në disa ndeshje kritikuan veprimin e FSHF-së, me tifozat Kuqezi që ishin më të zëshmit, duke mbajtur edhe protesta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori