LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri-Ishujt Faroe: Gjashtë ndryshimet që mund t’i bëjë Sylvinho për ndeshjen festive në “Air Albania”

Shqipëri-Ishujt Faroe: Gjashtë ndryshimet që mund t’i bëjë Sylvinho për ndeshjen festive në “Air Albania”

Në Tiranë sot (20 nëntor) do të jetë një festë të madhe, pas arritjes së kualifikimit për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në verën e vitit 2024.

Shqipëria e arriti kualifikimin në barazimin 1-1 me Moldavinë, ndërsa sonte nga ora 20:45 do të përballet me Ishujt Faroe.


Sylvinho bëri një punë të jashtëzakonshëm në pak muaj, duke ia arritur qëllimit që të shkojmë në Gjermani.

Shqipëria do të fitojë miliona euro me pjesëmarrjen në Euro 2024 – premitë e lojtarëve dhe Sylvinhos, por edhe përfitimet tjera
Lexo po ashtu Shqipëria do të fitojë miliona euro me pjesëmarrjen në Euro 2024 – premitë e lojtarëve dhe Sylvinhos, por edhe përfitimet tjera

Dueli i sontëm do të jetë më shumë festë se sa një përballje, por që barazimi minimalisht është i kërkuar.

Shqipëria synon që këtë fazë kualifikuese ta mbyllë si lider i Grupit E me 15 pikë (nëse barazojmë ndaj Ishujve Faroe), pasi ka 14 pikë, dy më shumë se Republika Çeke (një takim e kemi të fituar dhe një të barazuar).

Kjo do e ndihmonte Shqipërinë që të vendosej në vazon e parë si ftuese e grupit dhe më pas të kishte mundësi më të mëdha që në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të kishte kundërshtarë më të lehtë dhe të kishte shanse për të kaluar më pas në fazën e eliminimit direkt.

Për këtë duel, Sylvinho pritet të inkuadrojë lojtarë më me pak minuta, duke bërë ndryshime në pothuajse të gjitha pjesët e fushës, raporton Telegrafi.

Inteligjenca Artificiale krijon disa nga stadiumet e së ardhmes të Shqipërisë, sugjeron edhe emrin
Lexo po ashtu Inteligjenca Artificiale krijon disa nga stadiumet e së ardhmes të Shqipërisë, sugjeron edhe emrin

Thomas Strakosha mund të zë vendin e Etrit Berishës në portë, ndërsa Ivan Balliu pritet ta nisë nga minuta e parë në krahun e djathtë të mbrojtjes, në vend të Elseid Hysajt.

Ndryshime do të ketë edhe në repartin e mesfushës. Keidi Baren dhe Ernest Muçin mund të futen në vend të Kristjan Asllanit dhe Nedim Bajramit.

Në sulm, nga minuta e parë mund të luajë Mirlind Daku (qendër) dhe Myrto Uzuni (majtas) do e nisin ndeshjen nga minuta e parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori