LAJMI I FUNDIT:

“Shpresoj të luajmë së bashku një ditë”, Benzema flet përsëri për Mbappen

“Shpresoj të luajmë së bashku një ditë”, Benzema flet përsëri për Mbappen

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka thurë elozhe dhe ka folur për mundesinë që të luajnë së bashku një ditë me bashkëkombësin e tij, Kylian Mbappe.

Benzema para disa javësh bëri bujë të madhe duke thënë se Mbappe do të luajë një ditë me Real Madridit.

Deklaratat e tij nuk i pëlqyen aspak klubit të Paris Saint-Germain që reaguan me anë të drejtorit të tyre sportiv, Leonardo.

Benzema e thotë publikisht: Mbappe do të vijë në Real Madrid
Lexo po ashtu Benzema e thotë publikisht: Mbappe do të vijë në Real Madrid

Megjithatë, ylli francez i Real Madridi nuk e ka ndërmend të ndalet dhe të tërhiqet.

Edhe përkundër se ka thënë se duhet respektuar PSG-në, Benzema shpreson që një ditë të luajë në sulm së bashku me Mbappen.

“Më pëlqen të luaj me të në ekipin kombëtar dhe në të ardhmen, pse jo? Ai është një lojtar i madh, por ju duhet ta respektoni PSG-në”.

Na presin edhe 87 ditë të tjera nën tension për të ardhmen e Mbappes: PSG dhe Real Madridi, vetëm kanë filluar ‘luftën’ e fjalëve
Lexo po ashtu Na presin edhe 87 ditë të tjera nën tension për të ardhmen e Mbappes: PSG dhe Real Madridi, vetëm kanë filluar ‘luftën’ e fjalëve

“Unë e kam thënë gjithmonë dhe do ta them përsëri; Shpresoj të luajmë së bashku një ditë”, ka thënë Benzema për gazetën Marca.

Ndryshe, Mbappe është një objektiv i kamotshëm i Real Madridit me presidentin Florentino Perez që e ka favorit sulmuesin e talentuar francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori