LAJMI I FUNDIT:

SHPRESOJ SE NUK DO TË DASHUROHEM NË TY

SHPRESOJ SE NUK DO TË DASHUROHEM NË TY

Nga: Tom Waits
Përktheu: Fadil Bajraj

Ani de, shpresoj se nuk do të dashurohem në ty
Ngase trishtohem saherë që bie në dashuri,
E muzika dëgjohet e ti shpalon zemrën që të të vërej,
Piva birrë dhe tash të dëgjoj si më thërret
Dhe shpresoj se nuk do të bie në dashuri me ty.

Lokali është përplot njerëz s’mund t’i marr me mend
Dhe pyes veten, a m’duhet t’ia bëj një vend?
Mirë de, nëse ulesh me këtë kloun plak, hiqe atë shikim mrrolak,
Para se t’na shkojë huq mbrëmja, kujtoj se do t’ia dilnim për merak,
Dhe shpresoj se nuk do të dashurohem në ty.

E nata bën çudira në njeri
Këto ndjenja të maçokut të regjur s’i kupton ti,
Dhe u ktheva të të shoh, ti ndez cigare,
Do të doja të kisha koqe të ta kërkoja një, por s’njihemi,
E shpresoj se nuk do të dashurohem në ty.

Mund të vërej se edhe ti je e vetmuar bash si unë, e po bëhet vonë,
Ti do të dëshiroje farë shoqërie,
Dhe u ktheva të të shikoj, edhe ti më shikove,
Daiu që ish me ty u çua e u largua, karrigia buzë teje u lirua,
E shpresoj se nuk do të dashurohem në ty.

Tash është koha e mbylljes, muzika po shuhet
Thirrja e fundit për pije, do ta pi edhe një birrë të zezë.
Vallë, u ktheva të të shikoj, askund s’mund të të gjej,
Lokalin gati sa s’e pata përmbysur, për fytyrën tënde të zhytur, Kujtoj se
më duhet edhe një turrë
E ma thotë mendja se sapo u dashurova mu në ty.

/Telegrafi/