Kempes ishte pjesë e Albicelestëve në triumfin e vitit 1978 kur fitoi edhe Këpucën e Artë, ndërsa aktualisht është analist për ESPN.

Ai është i shqetësuar për gjendjen fizike të katër herë futbollistit më të mirë në botë dhe shpreson që sulmuesi i Barcelonës t’i tejkalojë problemet me lëndime që ka pasur kohët e fundit.


“Ka edhe një vit. Sezoni është i gjatë dhe ka shumë ndeshje, prandaj të shpresojmë se ai do të arrijë në formë të mirë fizike. Nëse arrin këtë kondicion, atëherë besoj se Argjentina do të ketë një shans të mirë”, është shprehur 59-vjeçari. /Telegrafi/

telegrafi sport app