LAJMI I FUNDIT:

Shpjegimi se si taktikat e Guardiolas shkatërruan mesfushën e Real Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Shpjegimi se si taktikat e Guardiolas shkatërruan mesfushën e Real Madridit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Pep Guardiola dha një ‘masterklasë’ taktike për t’u siguruar që mesfusha e njohur botërore e Real Madridit të mos kishte asnjë shans kundër Manchester Cityt në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Asnjë ekip nuk është aq sinonim i Ligës së Kampionëve sa Real Madridi dhe për dekadën e fundit ai dominim i ka parë ata të fitojnë titullin pesë herë.


Megjithatë, të mërkurën mbrëma, City i trajtoi kampionët në fuqi sikur të ishin thjesht një ekip i ligës më të ulët angleze ose një skuadër me të cilën do të ndeshej në një raund të hershem të Kupës Carabao.

Në veçanti në pjesën e parë, skuadra angleze ishte absolutisht dominuese dhe mysafirët ishin disi me fat që pranuan vetëm dy gola nga Bernardo Silva.

Ferdinand zbulon se çfarë i dërgoi Guardiola para ndeshjes ndaj Real Madridit, kjo tregon gjithçka rreth trajnerit të Cityt
Lexo po ashtu Ferdinand zbulon se çfarë i dërgoi Guardiola para ndeshjes ndaj Real Madridit, kjo tregon gjithçka rreth trajnerit të Cityt

City ishte aq i mirë sa nuk kishte nevojë as që Erling Haaland të ishte në formë, edhe kur Thibaut Courtois duhej të bënte disa pritje të shkëlqyera për të mohuar norvegjezin.

Kevin De Bruyne ishte gjithashtu larg nga më i miri për skuadrën e Guardiolës, madje duke përfunduar në një debat me menaxherin e tij për udhëzimet për të pasuar topin.

Pavarësisht se dyshja e famshme e mesfushës së Realit, Toni Kroos dhe Luka Modric, me 10 tituj të Ligës së Kampionëve së bashku, nuk mundën të hynin në lojë.

“Mbylle, hesht” – momenti kur De Bruyne debatoi ashpër me Guardiolën gjatë ndeshjes
Lexo po ashtu “Mbylle, hesht” – momenti kur De Bruyne debatoi ashpër me Guardiolën gjatë ndeshjes

Tani është shpjeguar se si taktikat e Guardiolës çarmatosën plotësisht dy legjendat në mes të fushës për skuadrën e Carlo Ancelottit.

“Çelësat? Roli i Stone. Dhe Rodri. Në fazën e mbrojtjes, Stones ishte një tjetër qendërmbrojtës, duke formuar një linjë katërshe, por në fazën sulmuese, Stones ishte afër pozicionit të Rodrit, duke vepruar si pivot i dyfishtë”, ka shpeguar fillimisht Juez Central në Twitter.

“Kështu, Rodri u lirua dhe mund të mobilizohej dhe të kishte më shumë liri për të luajtur me topin. Nga ana tjetër, kur Stones ngjitej në qendër, qendërmbrojtësit e Cityt kishin deri në gjashtë opsione për pasimin e parë: gjithmonë ishte dikush i lirë”.

“Ishte një 3-6-1 në fazën sulmuese, që i mundësoi Cityt të kishte gjithmonë epërsi në mesfushë”, përfundoi shpjegimin e tij faqja e njohur.

Në pjesën e dytë, nga dominimi dhe loja, Modric u largua për Antonio Rudiger, përpara se Kroos të zëvendësohej nga Marco Asensio. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori