LAJMI I FUNDIT:

“Shpija e Agës” fiton katër çmime në “Aswan International Women Film Festival” në Egjipt

“Shpija e Agës” fiton katër çmime në “Aswan International Women Film Festival” në Egjipt

“Shtëpia e Agës”, filmi kosovar ka arritur të rrëmbejë katër çmime në edicionin e katërt të “Aswan International Women’s Film Festival” (AIWFF), ku morën pjesë dhjetëra kineastë e kritikë egjiptianë dhe ndërkombëtarë.

Filmi, i zhanrit dramë – komedi, u emërua ‘Filmi më i mirë’, ‘Regjisorja më e mirë’ me regjisoren Lendita Zeqiraj, “Aktorja më e mire” me Rozafa Çelaj. Filmi gjithashtu fitoi edhe çmimin e Asociacionit Egjiptian të Kritikëve të Filmit.


“Shpija e Agës”, i realizuar në Kosovë, Shqipëri, Kroaci dhe Francë, sjell historinë e disa grave që jetojnë në një shtëpi të përbashkët. Regjisorja Zeqiraj përmes filmit sjell pjesë të jetës së përditshme të personazheve të saj. Jeta e grave fillon me të qeshura, duke bërë shaka, e duke kënduar mirëpo prapa këtij imazhi të lumtur fshihen akoma plagët dhe traumat që kanë ato.

Shpija e Agës

Lajmin po ashtu në rrjetet sociale e ka ndarë edhe regjisorja Lendita Zeqiraj, e cila i gëzohet këtij suksesi të madh.

“Shpija e Agës është nderuar me katër çmime në Egjipt, FIlmi më i mirë, Regjisorja më e mirë, Aktorja më e mirë (Rozafa Çelaj) dhe çmimin e Asociacionit Egjiptian të Kritikëve të Filmit. Një falënderim i madh për gjithë ekipin tim, pa ta kjo nuk do ishte e mundur, pa Festivalin e Filmit në Egjipt, pa jurinë dhe për të gjithë anëtarët e tjerë që e deshën filmin dhe e përkrahën atë. Pa besimin tuaj, ne nuk do të ishim këtu për të shpalosur tregimet tona”, ka shkruar në njoftimin e saj Lendita Zeqiraj.

Megjithashtë, “Shpia e Agës” fokusohet edhe në jetën e Agës, një djaloshi 9-vjeçar i rritur me nënën e tij në një shtëpi jashtë qytetit. Ai është i dedikuar të mësoj gjuhën serbe nga një grua e nacionalitetit tjetër, në mënyrë që ta gjej babain e tij për të cilin mendon se është në burg në Serbi. /Telegrafi/

Shpija e Agës

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori