LAJMI I FUNDIT:

Shpëtohet nga kanali me baltë, banorë bartin në shpinë elefantin e vogël deri te tufa (Video)

Shpëtohet nga kanali me baltë, banorë bartin në shpinë elefantin e vogël deri te tufa (Video)

Banorët e një pjese malore në Nellimala të Indisë, e kanë nxjerrë nga kanali me baltë një elefant të porsalindur dhe më pas e kanë bartur në shpinë, për ta bashkuar me tufën që i përkiste.

Meqenëse ishte nxehur dhe lodhur në masë të madhe, vetëm lëshonte britma dhe nuk kishte fuqi të lëvizte, transmeton Telegrafi.


Sikur mos të ishte angazhimi maksimal i tyre, elefanti që ka ardhur në jetë para disa ditësh, vështirë se do të gjente pjesëtarët tjerë të grupit. /Telegrafi/