LAJMI I FUNDIT:

Shpëtim Shala i gatshëm për fitore, shpreson që pas një viti të luftojë për një titull të madh (Video)

Shpëtim Shala i gatshëm për fitore, shpreson që pas një viti të luftojë për një titull të madh (Video)

Boksieri nga Kosova, Shpëtim Shala, do t’i kthehet ringut një vit pasi e fitoi titullin IBO Inter-Continental.

Më 28 korrik në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ai do të ndeshet me boksierin nga Malawi, Chimwemwe Chiotcha.


“Ka më shumë se dhjetë javë që po përgatitem intensivisht për këtë meç, besoj se natën e meçit do të jem në top-formë. Qysh tash jam në një formë shumë të mirë, po e ndjej veten shumë mirë dhe besoj se çdo gjë do të shkojë shumë mirë”.

“(Chiotcha) është kundërshtar i papërshtatshëm, është majtak, më i vogël se unë, domethënë një kundërshtar që vjen përpara dhe përpiqet ta përfundojë duelin para kohe. Prej 15 fitoreve që i ka të shënuara, 11 i ka me nokaut”.

Shpetim Shala fiton titullin IBO Inter-Continental
Lexo po ashtu Shpetim Shala fiton titullin IBO Inter-Continental

“Mendoj që pas fitores të ngritem në renditjen botërore dhe jam shumë i sigurt se më së largu deri në fund të vitit do të më jepet shansi të luftoj për një titull të madh”, ka deklaruar Shala për Minuta e Fundit në Klan Kosova. /KK/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori