Nga shpërthimi i një bombe në perëndim të Sirisë, kanë humbur jetën dhe janë plagosur disa persona.

Sipas kanalit televiziv sirian Al Khaberia, shpërthimi terrorist i ditës së enjte ndodhi në afërsi të një xhamie në qytetin bregdetar sirian Latakia, që gjendet në perëndim të Sirisë, ku kanë humbur jetën 5 persona dhe disa të tjerë janë plagosur.


Kjo bombë shpërtheu në momentin kur xhemati i kësaj xhamie po dilte nga xhamia. Javën e kaluar po ashtu kanë ndodhur disa shpërthime në rajonin Xhable në jug të Latakias dhe Tartus, ku u vranë rreth 150 persona. Përgjegjësinë për këto shpërthime e mori grupi terrorist takfirist ISIS.