Shpërthim në urën e Krimesë, reagon Kievi


Incidenti në urën e Krimesë mund të jetë një provokim nga Moska, tha për Reuters këtë mëngjes Natalia Khumeniuk, zëdhënësja e Komandës Jugore të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
“Krijimi i provokimeve të tilla, të cilat autoritetet okupuese të Krimesë i raportojnë menjëherë dhe me zë të lartë, është një mënyrë tipike sesi autoritetet në Krime dhe shteti agresor (Rusia) zgjidhin problemet”, shtoi Humeniuk.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të sotëm është ndërprerë trafiku, në urën që lidh gadishullin e pushtuar ukrainas të Krimesë me Rusinë.
Nga
Telegrafi
17/07/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































