LAJMI I FUNDIT:

Një i vdekur dhe pesë të lënduar nga shpërthimi me bombë në Gjykatën Themelore të Podgoricës

Një i vdekur dhe pesë të lënduar nga shpërthimi me bombë në Gjykatën Themelore të Podgoricës

Një shpërthim me bombë ka ndodhur në hyrje të gjykatës në Podgoricë të Malit të Zi.

Si rrjedhojë e këtij shpërthimi mediet në rajon raportojnë se një person ka humbur jetën derisa pesë të tjerë kanë pësuar lëndime, transmeton Telegrafi.


I dyshuari që aktivizoi bombën në Podgoricë ishte i njohur për policinë
Lexo po ashtu I dyshuari që aktivizoi bombën në Podgoricë ishte i njohur për policinë

Sipas raportimeve të medieve malazeze i dyshuari 39-vjeçar që aktivizoi një granatë dore në hyrje të Gjykatës Themelore të Podgoricës vdiq pas shpërthimit.

Nga ky shpërthim kanë mbetur të plagosur pesë persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

Një hetim është duke u zhvilluar.

Në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave, si dhe një numër i madh qytetarësh. /Telegrafi/