LAJMI I FUNDIT:

Shpërblehen Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova

Shpërblehen Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova

Sukseset e xhudistëve tanë nuk kanë të ndalur në arenën ndërkombëtare.

Në garën e fundit të Grand Prix Tunizia, Kosova mori tri medalje, një të artë dhe dy të argjendta.


Por xhudistët do të marrin shpërblimet për Kampionatin Evropian të xhudos të zhvilluar vitin e shkuar.

Nesër (e mërkurë) në kabinetin e ministrit Kujtim Gashi, nga ora 11:00 do të mbahet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve shtetërore për xhudisten Distria Krasniqi për medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Podgoricë.

Distria Krasniqi

Për të do të ndahen 5,000 euro sipas rregullores, njofton MKRS-ja.

Shpërblimi do të ndahet edhe për xhudistin Akil Gjakova për Medaljen e Argjendtë po në këtë kampionat, të cilit do t’i ndahen 3,500 euro.

Akil Gjakova

Shpërblimi do t’i ndahet edhe Driton Kukës si trajneri i xhudistëve. /Telegrafi/