LAJMI I FUNDIT:

I shpenzoi dy euro për tiketën që i solli 209 milionë euro

I shpenzoi dy euro për tiketën që i solli 209 milionë euro

Fituesi më i madh në historinë e lotarisë italiane SuperEnaloto është bërë kryelajm i mediave italiane, kjo për faktin që numrat fitues janë tërhequr për shumën që kap vlerën e 209 milionë eurove, e tiketa fituese nga fatlumi është blerë në vendin e quajtur Lodia.

Fituesi i kishte shpenzuar vetëm dy euro për blerjen e tiketës që i solli milionat të cilat vetëm ka mundur t’i ëndërrojë, transmeton Telegrafi.


Kjo shumë tashmë e publikuar ka arritur ta tejkaloj atë të lotarisë Euromilion dhe EuroJackpot, ku fituesit kanë marrë me vete 75 milionë.

Njëjtë vlenë edhe me lotarinë amerikane Mega Milion dhe Powerbowl, ku fituesit kanë deponuar në llogaritë e tyre 65 dhe 138 milionë dollarë. /Telegrafi/