eksperti-banner

Adhuruesit e futbollit kosovar me padurim janë duke pritur xhiron e fundit në Superligën e Futbollit në Kosovë.

Drita është lider aktualisht në tabelë me tri pikë më shumë se Prishtina.


Ndeshja e fundit në Superligë do të luhet mes këtyre dy skuadrave që do ta diskutojnë edhe titullin e kampionit.

Prishtinës i nevojitet vetëm fitorja me dy gola epërsi për tu shpallur kampione, ndërsa Dritës i mjafton barazimi për ta bërë një gjë të tillë.

Problemi mbetet tek stadiumi, ku Prishtina deri më tani ka zhvilluar ndeshjet në Pejë.

22829560 10156569816223538 8048718121150874742 o 1 Pamje nga ndeshja e kaluar mes Dritës dhe Prishtinës. (Photo: FC Prishtina)

Për ndeshjen e fundit klubi kryeqytetas ka bërë kërkesë që të hapet stadiumi i tyre për tu luajtur ndeshja ndaj Dritës.

Mbështetje klubi bardh e kaltër ka marrë edhe nga i pari i Komunës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se kanë dërguar kërkesë zyrtare në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe në FFK.

"Edhe zyrtarisht e dërguam kërkesën në Ministri e Federatë që loja e fundit Prishtina - Drita të luhet në Stadiumin tonë të qytetit në Prishtinë", shkroi Ahmeti në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

telegrafi sport app