LAJMI I FUNDIT:

Shpejtim Bulliqi: Në LDK që moti ka vdekur rugovizmi

Shpejtim Bulliqi: Në LDK që moti ka vdekur rugovizmi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka rrëfyer kohën kur për shumë vite ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bulliqi ka goditur Lidhjen Demokratike dhe krerët e kësaj partie, duke thënë se “rugovizmi” ka vdekur moti brenda saj.


Ish-deputeti i LDK-së, ka potencuar se nuk mund të ketë “frymë rugoviane” me Isa Mustafën kryetar të partisë.

“Ata e kanë humbur rugovizmin që moti. Edhe Agim Veliu edhe kushdo aty që flet për rugovizëm nuk janë të sinqertë. Rugovizmi ka vdekur që moti brenda kësaj LDK-je. Nuk ka rugovizëm me Isa Mustafën, kryetar të partisë”, ka thënë Bulliqi ne Blic Interview.

Ai ka folur edhe për faktin që kritikuesi më i madh i një koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së, është ish bashkëpunëtori i tij, Agim Veliu.

Bulliqi ka thënë se përkundër që ka punuar për dy mandate si drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës, në zgjedhjet e fundit, diferenca e vogël mes LDK-së dhe VV-së, ia ka bërë të qartë Agim Veliut, se do ta humb Komunën e Podujevës.

“Po, unë kam punuar për dy mandate si drejtor i Arsimit në Komunën e Podujevës, atëherë kur isha pjesë e LDK-së. Një gjë e rëndësishme është që zgjedhjet e fundit kanë treguar se LDK do ta humb bastionin e Podujevës, pasi që ishte një diferencë shumë e vogël me Vetëvendosjen”, ka thënë Bulliqi.

 

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Lajme
Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Lajme
Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Elfije Boletini
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Lajme
Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Kronika e Zezë
Kalo në kategori