LAJMI I FUNDIT:

Shpejtim Bulliqi kandidat i LVV-së për kryetar të Podujevës

Shpejtim Bulliqi kandidat i LVV-së për kryetar të Podujevës

Lëvizja Vetëvendosje do të kandidojë me Shpejtim Bulliqin në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale për Podujevë.

Ai do të ketë kundër-kandidat Nexhmi Rudarin nga LDK-ja, pasi që kryetari aktual Agim Veliu është emëruar ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e re Kurti.


Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë të dielën ka hapur votimin për zgjedhjet e brendshme për kandidat për kryetar të komunës.

Votimi ishte i hapur nga ora 10:30 – 17:00, ndërsa sipas Vetëvendosjes  Shpejtim Bulliqi ka fituar në këtë garë pasi 95.76 për qind e anëtarësisë së kësaj partie votuan sot pro kandidaturës së tij, njofton Telegrafi.

Ndërkaq deri të hënën ( nesër) në ora 18:00, është afati i fundit për certifikim të kandidatëve dhe subjekteve politike për të garuar në këto zgjedhje.