Shpati Zekaj do ta kërkoj medaljen e bronztë në repasazh

Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj është eliminuar në çerekfinale nga Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, por mbetet në garë për medaljen e bronztë.
Në xhiron e parë, Shpati mposhti me Ippon, Aleksandar Tomic nga Mali i Zi, por nuk ishte mjaftueshëm vigjilent në çerekfinale.
Xhudisti jonë, në çerekfinale humbi me Ippon ndaj Koussay Ben Gares nga Tunizia, por mbetet në garë ende për medalje e bronztë në kategorinë deri në 100 kilogramë.

Në repasazh, Zekaj do të ndeshet me xhudistin grek, Athanasios Mylonelis nga Greqia.
Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme (e premte), xhudistët Fatjona Kasapi, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha fituan medalje të bronzta, ndërsa sot (e premte) do të garojë edhe Laura Fazliu. /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
35 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate










































