LAJMI I FUNDIT:

Shpallen projektet fituese nga thirrja e parë e programit “Kultura për ndryshim”

Shpallen projektet fituese nga thirrja e parë e programit “Kultura për ndryshim”

Thirrjes për projekt-propozime nga programi “Kultura për ndryshim” për vitin 2018, i janë përgjigjur 200 organizata, institucione, grupe joformale e artistë individual.

Ekipi vlerësues i përbërë nga Krenar Gashi, Garentina Kraja, Anamari Repiq, Sven Skoric (Goethe Institute) dhe Jeton Neziraj (Qendra Multimedia) kanë hartuar listën përfundimtare të projekteve fituese. Kjo listë është miratuar zyrtarisht nga Zyra e BE-së në Kosovë.


Shuma për grante ishte 230 mijë euro. Në këtë cilën janë shpërblyer 42 organizata, institucione, grupe joformale e artistë individual, prej tyre katër i takojnë Lotit 1, 19 i takojnë Lotit 2 dhe 19 Lotit 3.

Për listën e plotë, klikoni: KËTU. /Telegrafi/