LAJMI I FUNDIT:

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi, ndihmuan për zbutjen e varfërisë botërore

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi, ndihmuan për zbutjen e varfërisë botërore

Çmimi Nobel në Shkencat Ekonomike për vitin 2019 u është dhënë Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer, për punën e tyre në zbutjen e varfërisë botërore.

Suksesi i Duflos do të thotë që ne kemi një fituese të dytë femër për këtë çmim, 50 vjet pasi u dha për herë të parë, përcjell Telegrafi.


Gjetjet e hulumtimit të saj kanë përmirësuar në mënyrë dramatike aftësinë tonë për të luftuar varfërinë në praktikë. Si rezultat i një prej studimeve të tyre, më shumë se pesë milionë fëmijë indianë kanë përfituar nga programet e mësimit në shkolla.

Laureatët Banerjee dhe Duflo, shpesh me Michael Kremer, së bashku kanë kryer studime të ngjashme për çështje të tjera dhe në vende të tjera, përfshirë Indinë.

Metodat e tyre të kërkimit eksperimental tani mbizotërojnë tërësisht në ekonominë e zhvillimit.

Në mesin e viteve 1990, Kremer dhe kolegët e tij demonstruan se sa e fuqishme mund të jetë një qasje e bazuar në eksperiment, duke përdorur eksperimente në terren për të provuar një sërë ndërhyrjesh që mund të përmirësojnë rezultatet e shkollës në Kenian Perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

EBC Cosmetics
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori