LAJMI I FUNDIT:

Shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Ligës së Evropës dhe datat e ndeshjeve

Shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e Ligës së Evropës dhe datat e ndeshjeve
(Foto: Goal/Getty)

Disa nga skuadrat e mëdha të futbollit evropian mbeten në garë për trofeun e Ligës së Evropës në edicionin 2021/2022, ndërsa ndeshjet çerekfinale nuk janë larg.

Rruga drejt Sevillas po vazhdon, ndërsa e teta e finales po shkon drejt përmbylljes dhe nga 16 skuadra do të zbresin në tetë ekipe konkurrente.


Kur është shorti i Ligës së Evropës

(Foto: ABC News)

Shorti për çerekfinalet e edicionit të sivjetmë të Ligës së Evropës do të mbahet të premten (18 mars) në zyrat e UEFA-s në Nyon të Zvicrës rreth orës 13:30, menjëherë pas shortit të Ligës së Kampionëve.

Në të njëjtën ditë përcaktohet edhe shorti për sfidat gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Datat e ndeshjeve çerekfinale dhe gjysmëfinale të Ligës së Evropës

(Foto: uefa.com)

Takimet e para çerekfinale të Ligës së Evropës zhvillohen më 7 prill, derisa një javë më pas (14 prill) luhen ndeshjet kthyese.

Sfidat e para gjysmëfinale janë caktuar për datën 28 prill, kurse një javë më pas (5 maj) zhvillohen ndeshjet kthyese të kësaj faze.

Finalja e madhe e Ligës së Evropës do të zhvillohet më 18 maj 2022 (e mërkurë) në stadiumin Ramon Sanchez-Pizjuan në Sevilla.


Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për detajet e shortit të Ligës së Evropës. 


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori