LAJMI I FUNDIT:

Shorti i Ligës së Kampionëve do të realizohet nga një kompjuter – më shumë shanse për kurdisje nga UEFA?

Shorti i Ligës së Kampionëve do të realizohet nga një kompjuter – më shumë shanse për kurdisje nga UEFA?

Tashmë është bërë e ditur se nga edicioni 2024/25, shorti i Ligës së Kampionëve do të hidhet nga një kompjuter.

UEFA ka vendosur që t’ia besoj të gjithë procedurën teknologjisë, por që deri më tani po shihet si një ide e gabuar.


Shtëpia e futbollit evropian shpeshherë është akuzuar për manipulim të shortit ndër vite dhe tani me përfshirjen e teknologjisë do të ketë edhe më shumë konfuzitet.

Ky vendim për përfshirjen e teknologjisë, sipas UEFA-s është se formati i ri i Ligës së Kampionëve do të merrte shumë kohë.

Procedura do të zgjaste deri në katër orë dhe do të kërkonte deri në 900 topa për shkak të situatës komplekse brenda shortit.

Në këtë mënyrë, kompjuteri do të tregojë automatikisht kundërshtarët e secilit ekip dhe do të vendosë se cili ekip do të ketë përparësinë e terrenit vendas në ndeshjen e parë.

Hedhja e shortit të Ligës së Kampionëve që nga edicioni i ardhshëm do të bëhet me kompjuter
Lexo po ashtu Hedhja e shortit të Ligës së Kampionëve që nga edicioni i ardhshëm do të bëhet me kompjuter

Si do të shkojë procesi:

Nëse ka skuadra në grupin e parë si Manchester City, Sevilla, Barcelona, ​​Napoli, PSG, Benfica, Feyenoord dhe Real Madrid, UEFA do të tërheqë vetëm një ekip me dorë, le të themi Barcelonën.

Kompjuteri më pas do të vendoste automatikisht kundërshtarët e Barcelonës dhe do të tregonte ndeshjet që do të luajnë katalanasit në sezonin e ardhshëm.

UEFA ka theksuar se sistemet e tyre kompjuterike do të kontrollohen nga sistemi Ernst & Young në mënyrë që gjithçka të jetë e drejtë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori