LAJMI I FUNDIT:

Shorti i Kupës së Botës FIFA 2022: Data, orari i turneut në Katar dhe gjithçka tjetër

Shorti i Kupës së Botës FIFA 2022: Data, orari i turneut në Katar dhe gjithçka tjetër

Kupa e Botës e vitit 2022 është një hap më afër, pasi të premten, më 1 prill, do të hidhet shorti zyrtar për Kupën e Botës në vendin pritës, Katar.

Pesëmbëdhjetë nga 32 skuadrat tashmë janë kualifikuar duke përfshirë vendin nikoqir, Katarin.


Nga Evropa, ish-kampionët Gjermania, Spanja, Anglia dhe Franca kanë prerë tashmë biletat e tyre për në Katar së bashku me Holandën, Kroacinë, Serbinë, Zvicrën dhe ekipin numër 1 në botë, Belgjikën.

Dy ish-kampionë janë kualifikuar edhe nga Amerika e Jugut, Brazili dhe Argjentina, ndërsa nga Azia, Irani dhe Koreja e Jugut gjithashtu do të shkojnë në Katar.

Kualifikimet e kombëtareve tjera rinisin në të gjithë globin më 24 mars.

Rruga për Katar 2022: 13 ekipe të kualifikuara, 19 ende në pritje të fatit – gjithçka që duhet të dini
Lexo po ashtu Rruga për Katar 2022: 13 ekipe të kualifikuara, 19 ende në pritje të fatit – gjithçka që duhet të dini

Data, ora dhe vendi i shortit të Kupës së Botës

FIFA njoftoi se shorti do të hidhet të premten, më 1 prill, në Qendrën e Ekspozitave dhe Konventave të Dohas (DECC).

Në ceremoninë e shortit do të marrin pjesë 2,000 të ftuar specialë dhe, në fund të ngjarjes, skuadrat më të mira në botë do të jenë në gjendje të përcaktojnë rrugën e tyre për në finalen e Kupës së Botës.

Ndeshja finale e Kupës së Botës do të zhvillohet më 18 dhjetor në stadiumin “Lusail” me kapacitet prej 80 mijë vetash.

Turneu nis të hënën më 21 nëntor në stadiumin ‘Al Bayt’ në Al Khor me një ndeshje ku do të luajë vendi pritës, Katari.

Finalja do të luhet në stadiumin Lusail në Doha një javë para Krishtlindjeve të dielën më 18 dhjetor.

Koha

Shtetet e Bashkuara të Amerikës – 10:00

Angli – ora 15:00

Francë – 16:00

Gjermani – ora 16:00

Itali – ora 16:00

Holandë – 16:00

Portugali – 16:00

Spanja -16:00

32 ekipet kombëtare që do të garojnë në ‘Katar 2022’ do të shpërndahen në 4 vazo me nga 8 ekipe secila. Është e rëndësishme të theksohet se në kohën kur mbahet shorti final, vetëm 30 skuadra do të kualifikohen për Kupën e Botës.

Stadiumet e Kampionatit Botëror të futbollit “Katar 2022”
Lexo po ashtu Stadiumet e Kampionatit Botëror të futbollit “Katar 2022”

Si do të jetë shorti final i Kupës së Botës ‘Katar 2022’?

Dy vendet e mbetura do të plotësohen deri më 14 qershor pasi të jenë luajtur ndeshjet “Play-off” Interkontinentale. Aty do të luajnë: një Kombëtare e Concacaf kundër një Kombëtare të Oqeanisë dhe një Kombëtare Conmebol kundër një Kombëtare të Azisë.

Në varësi të pozicionit të tyre në renditjen më të fundit të FIFA-s, çdo ekip i kualifikuar në Kupën e Botës “Katar 2022” do të vendoset në një vazo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori