Shorti i LK-së rikthen Ronaldon në Old Trafford si kundërshtar

Shorti i Ligës së Kampionëve ka nxjerrë përballje shumë interesante - edhe grupe të papërshtatshme.
Një grup i fortë ku nuk mund të precizohen saktë favoritët është edhe Grupi H.
Juventusi do të përballet me Manchester Unitedin dhe Valencian, dy klube mjaft të forta.
Me transferimin e Cristiano Ronaldos në Torino, ky short duket se është emocional për yllin portugez.
Ronaldo kështu rikthehet në vendin ku pati hapat e parë të ndritur në karrierë, në Old Trafford.
Mbetet të shihet si do të pritet Cristiano nga publiku në Old Trafford, pasi kishte spekulime shumë herë për një rikthim në atë që ai e ka quajtur shpesh "shtëpinë e tij të dytë".
Ronaldo në ceremoninë e shortit u shpall sulmuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve për edicionin 2017/2018. /Telegrafi/



















































