LAJMI I FUNDIT:

Shoqëria civile vlerëson paralajmërimin e qeverisë për tërheqjen e Projektligjit për financimin e subjekteve politike

Shoqëria civile vlerëson paralajmërimin e qeverisë për tërheqjen e Projektligjit për financimin e subjekteve politike

Organizatat e shoqërisë civile, vlerësojnë lartë paralajmërimin e Qeverisë për tërheqjen e Projektligjit për financimin e subjekteve politike në mbledhjen e radhës së saj.

Në komunikatën e bërë për media nga shoqëria civile thuhet se, ky paralajmërim vjen pas fushatës disa-javore të rreth njëqind organizatave të shoqërisë civile, gjatë së cilës qytetarët dhe institucionet publike u njoftuan me disa nga dispozitat e draftit të fundit të projektligjit të cilat binin në kundërshtim me frymën kushtetuese dhe reformën zgjedhore të iniciuar rishtazi nga Kuvendi i Kosovës.


Shoqëria civile i bënë thirrje Qeverisë ta tërheq Projektligjin për Financim të Subjekteve Politike: Është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës
Lexo po ashtu Shoqëria civile i bënë thirrje Qeverisë ta tërheq Projektligjin për Financim të Subjekteve Politike: Është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

“Projektligji aktual rrezikonte integritetin e procesit të reformës zgjedhore duke cenuar pavarësinë e Zyrës për Regjistrimin e Subjekteve Politike nga politika. Projektligji gjithashtu dështonte të adresoj prioritetet e identifikuara në Agjendën për Reforma Evropiane (ERA) për transparencë, llogaridhënie, zbatim dhe sanksionim efikas të financimit të partive politike.

Për më tepër, ky projektligj u ofronte subjekteve politike mundësinë për të fshehur identitetin e kontribuesve financiarë, shumëfishonte lartësinë e këtyre kontributeve, zgjaste afatet për publikimin e raporteve financiare të fushatës dhe zvogëlonte gjobat në rast se vlerësohej shkelja e ligjit nga ana e subjekteve.

Shoqëria civile, këto kërkesa i parashtroi edhe në protestën e sotme para ndërtesës së Kuvendit të Kosovë, një orë para se kryeministri të paralajmëronte tërheqjen e projektligjit duke u zotuar se do të merrte një vendim të tillë në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Shoqëria civile e vlerëson këtë veprim të kryeministrit dhe njëkohësisht ua rikujton të gjithë akterëve politik se janë të gatshëm të vazhdojnë mbështetjen e tyre për institucionet vendore në ndërtimin e kornizës ligjore dhe institucionale që mundëson një sistem të subjekteve politike konform standardeve të shoqërive demokratike dhe një garë zgjedhore korrekte dhe te barabartë për të gjithë pjesëmarrësit”, thuhet në komunikatën e bërë për media nga shoqëria civile./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori