LAJMI I FUNDIT:

Shoku i ngushtë i Messit tregon se kur do të largohet ai saktësisht nga Barcelona

Shoku i ngushtë i Messit tregon se kur do të largohet ai saktësisht nga Barcelona

Maxi Rodriguez flet për dëshirën e yllit argjentinas të Barcelonës për të luajtur me fanellën e kuqezi të Newell Old Boys.

Në fakt, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” festoi në fundjavë. Përtej fitores me Valencian, gëzimi më i madh i erdhi nga Argjentina. Si shumë tifozë të tjerë, edhe Messi u lumturua për suksesin e skuadrës së qytetit ku ka lindur.


Në momentet e fundit, Newell’s Old Boys e mundi Rosario Central në fushën e vet. Ky ishte një sukses i mikut të Leos, Maxi Rodriguez.

Rodriguez dhe Messi në kohë kur luanin në Kombëtare
Rodriguez dhe Messi në kohë kur luanin në Kombëtare

Ky i fundit, që ka luajtur me Atletico Madridin, foli për një dëshirë të të gjithë tifozëve, madje edhe të vetë Messit: që të luajë me fanellën e kuqezi.

“Shpresojmë se një ditë ne do ta kemi këtë mundësi. Unë mendoj se nëse do të materializohet ky plan, Messi me siguri do të vijë te Newell pas Kupës së Botës së Rusisë”.

Kjo është një çështje që prek shumë tifozët. Vetë Maxi, i cili u largua nga Anglia për të shkuar te klubi i qytetit ku ka lindur, ka thënë se Messi i ka folur disa herë për kthimin e tij te Newell, klubi i njërit prej qyteteve më të pasionuar mbas futbollit.

messi-2
Shokë të pandarë dhe nga i njëjti qytet

“Tërë Rosario është revolucionarizuar, kur Leo tha se synon të mbyllë karrierën në Argjentinë, në klubin tonë,”. saktëson Maxi Rodriguez.

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Kalo në kategori