LAJMI I FUNDIT:

Shokët e ngushtë që i takoi shpesh herë jeta edhe në karrierë – rrëfimi i Ermir Lenjanit dhe Amir Abrashit për shoqërinë e madhe që kanë mes vete

Shokët e ngushtë që i takoi shpesh herë jeta edhe në karrierë – rrëfimi i Ermir Lenjanit dhe Amir Abrashit për shoqërinë e madhe që kanë mes vete

Futbolli shpesh herë krijon miqësi të reja, por që ato miqësi mund të zgjasin gjatë gjithë jetës, pasi bëhen shumë të forta.

E tillë është edhe miqësia e dy futbollistëve shqiptarë, Ermir Lenjanit dhe Amir Abrashit.


Në katër periudha të ndryshme, dy futbollistët nga Kosova që jetojnë në Zvicër kanë qenë së bashku.

Lenjani me prejardhje nga Kamenica është i lindur në vitin 1989, derisa një vit më i vogël se ai është Amir  Abrashi që me prejardhje është nga Gjakova.

Por miqësia e tyre ka lindur në qytetin Winterthur në Zvicër, një qytet ku jetojnë mijëra bashkëatdhetarë nga Kosova.

Dy futbollistët karrierën e kanë nisur në klubin e qytetit Winterthur, pastaj vazhduan së bashku tek klubi më i madh zviceran Grasshoppers në vitin 2010.

Nga ai moment u ndanë rrugët e tyre, pasi Lenjani shkoi te St Gallen, derisa Abrashi mbeti pjesë e GC.

Përkundër se luanin në skuadra të ndryshme, dyshja mbante raporte të forta mes vete, por ribashkimi i tyre ndodhi në vitin 2013, në Kombëtaren e Shqipërisë ku sot e asaj dite vazhdojnë të jenë ndër lojtarët më të rëndësishëm të kuqezinjve.

Në një rrëfim ekskluziv nga Zvicra, dy lojtarët tregojnë për Telegrafin rreth shoqërisë së tyre.

Lenjani e kujton shumë mirë ditën e parë kur është takuar me Amirin rreth 13 apo 14 vite më parë.

“Ka 12 apo 13 vite që e njoh Amirin dhe e para herë kur e kam parë kam qenë me shok duke luajtur futboll, derisa ai luante vet. Në atë moment i thash eja luaj me ne”, nis rrëfimin e tij Lenjani.

Ndërkohë Amiri thotë se Ermirin e ka pasur gjithmonë si vëlla të madh. “Kam mësuar shumë prej Ermirit. Më ka marrë gjithkah me vete edhe në stërvitje pasi e ka pasur lejën e kerrit”, thotë Amiri duke qeshur.

Dyshja nuk e harrojnë edhe debutimin e tyre me Winteruthin dhe Grasshoppersin, por edhe ndeshjen e parë me Kombëtaren e Shqipërisë.

Ndër të tjera ata tregojnë se ku do ta përfundojnë karrierën e tyre futbollistike.

Nuk kanë munguar edhe batutat sa i përket jetës private të futbollistëve, ku Ermiri tanimë ka krijuar një familje pasi është i martuar dhe ka një djalë, derisa Amiri thotë se në të ardhmen do ta bëj një gjë të tillë, e që gruaja duhet të jetë nga Gjakova.

Për më shumë ndiqeni intervistën ekskluzive të dy yjeve shqiptarë për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori