LAJMI I FUNDIT:

Shoferi frenoi në momentin e duhur, para çiklistes së vogël që doli në rrugë (Video)

Shoferi frenoi në momentin e duhur, para çiklistes së vogël që doli në rrugë (Video)

Çiklistja e vogël ka mundur ta pësonte me jetë, kur humbi kontrollin mbi biçikletën shumë më të madhe dhe doli në një rrugë të Aberdeenshire të Skocisë.

Për fat të mirë, shoferi i furgonit e vërejti situatën dhe frenoi në momentin e duhur, duke shmangur çdo situatë të pakëndshme, transmeton Telegrafi.


“Kjo ishte shumë afër, për fat të mirë asnjë kontakt me çiklisten e vogël” ka shkruar shoferi, lidhur me ngjarjen.

Në cepin e rrugës ndodhej shenja ku shkruhej ngadalëso, derisa ai nuk po voziste më shpejtë se 50 kilometra në orë, që ishte rrethanë shumë më lehtësuese. /Telegrafi/