LAJMI I FUNDIT:

Shmangni prekjen e dy objekteve nga përditshmëria, për të mos iu zënë gripi (Foto)

Shmangni prekjen e dy objekteve nga përditshmëria, për të mos iu zënë gripi (Foto)

Angela Chalmer nga Australia, kryesuese e një hulumtimi për parandalimin e përhapjes së gripit, ka bërë të ditur se shmangia e prekjes së banakut në lokale dhe mbajtëseve në autobus, ndihmon në evitimin e përhapjes së virusit.

Sipas studimit, duhet pastruar duart shpesh dhe me sapun, posaçërisht pasi të keni fryrë hundët, transmeton Telegrafi.

Banaku i lokaleve mbledhë shumë baktere dhe viruse

“Në hundët tona mblidhet papastërti e madhe dhe viruse, që më pas përhapen sërish kur çlirohemi. Është me rëndësi të bëhet kujdes në këtë aspekt”, ka thënë mes tjerash Chalmer.

Xheli kundër baktereve, ka efekt të menjëhershëm dhe ndihmon në pastrim po që se nuk keni kushtet e duhura, por aplikimi i ujit dhe sapun është i domosdoshëm.

Provoni të mos mbaheni në dorezat e autobusit

“Mos i prekni sytë, hundën ose gojën kur jeni në vende publike, ndërsa pastrohuni mirë kur shkoni në shtëpi”, thuhet më tej lidhur me rastin.

Spreji kundër baktereve të hundës, këshillohet të mbahet pranë vetës, kryesisht për ata që shfrytëzojnë transportin publik, apo qëndrojnë në hapësira me shumë njerëz. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori