LAJMI I FUNDIT:

Shmangni barnat: Këta artikuj mund t’i zbusin dhembjet në lukth në çast! Janë melhem i vërtetë

Shmangni barnat: Këta artikuj mund t’i zbusin dhembjet në lukth në çast! Janë melhem i vërtetë

Do të eliminojnë me sukses ndjenjën e pakëndshme, fryrjen dhe dhembjen

Ky ushqim është plot elemente ushqyese, të cilat, në mënyrën më të mirë, zbusin dhembjet e lukthit, transmeton Telegrafi.


Mukoza e irrituar e lukthit di të jetë shumë e dhembshme, pos kësaj mund të shfaqen ënjtje apo ngërçe të cilat aspak nuk janë të këndshme.

Mjekët këshillojnë që të gjithë ata të cilët shpesh përballen me këto probleme, më parë, do të duhej të shmangnin përdorimin e çamçakëzit pa sheqer, sepse ëmbëltuesit artificialë të cilët shtohen mund të shkaktojnë gazra dhe fryrje.

Këta artikuj janë aleatë të shkëlqyeshëm në mposhtjen e dhembjes:

Jogurti

Jogurti është i mirë në rast të ngërçeve dhe gazrave, mirëpo probiotikët e tij mund të ndihmojnë edhe te diarreja. Me jogurt në organizëm fusim baktere të shëndetshme të lukthit të cilat zvogëlojnë dhembjen në atë zonë.

Uthulla e mollës

Kjo uthull mund t’i eliminojë problemet e tretjes në rast se janë shkaktuar për shkak të mungesës së thartirës në lukth, mirëpo, meqenëse është mjaft e fortë, duhet ta përzieni me një lugë me ujë të ngrohtë dhe t’i shtoni pak mjaltë. Uthulla e mollës gjithashtu përmban vitaminat B dhe C.

Orizi

Ky artikull tretet lehtë dhe rrit thithjen e lëngjeve. Ndihmon në rastin e ndjenjës së pakëndshme në lukth falë amidonit i cili kapet për mukozë të lukthit.

Xhenxhefili

Është i shkëlqyeshëm në rast të vjelljes apo krupës. Përzieni një fetë xhenxhefili me ujë të vluar dhe lëreni të qëndrojë disa minuta. Pastaj e pini.

Lëngu i aloe verës

Aloe vera është bimë e cila shërben për zbutjen e plagëve të shkaktuara nga djegiet, por është i mirë edhe për thartirë dhe probleme të tjera të lukthit. Lëngu i aloe verës do t’i nxjerrë nga trupi të gjitha helmet.

Tosti

Tosti është i shkëlqyeshëm kur keni probleme me lukthin. Lyeni në të pak xhem. Racioni i tillë nuk do të irritojë lukthin, por do t’i ofrojë trupit sasinë e nevojshme të sheqerit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori