LAJMI I FUNDIT:

Shkurtohen pritjet e bashkatdhetarëve në pikat kufitare (Video)

Shkurtohen pritjet e bashkatdhetarëve në pikat kufitare (Video)

Korriku dhe gushti janë muajt kur Kosova “vërshohet” nga bashkatdhetarët që vijnë për t’i kaluar pushimet në vendlindje.

Për shkak të fluksit të madh dhe të procedurave në kufi, bashkatdhetarëve shpeshherë u ka rënë të presin me orë të tëra nëpër – qoftë duke hyrë në Serbi apo në Kosovë.


Sivjet, në pikën kryesore ku ka fluks më të madh të atyre që hyjnë në Kosovë, në Merdare, janë duke u kryer punime infrastrukturore. Mirëpo, bashkatdhetarët sot kanë deklaruar se nuk kanë pritur gjatë në këtë vendkalim.

Sami Halili i cili jeton dhe punon në Gjermani tha se në Merdar nuk ka hasur në kolonë të veturave. Njëjtë shprehjet edhe Osman Guri.

Por, përveç pritjeve që janë të rëndomta dhe vapës, mërgimtarët shprehen se kanë edhe një hall tjetër: problemet me valuta në shtetet që nuk e kanë euron valutë të tyre. Ndërsa, problem tjetër mbetet sigurimi i veturave.

Për hyrje dhe daljet e qytetarëve nëpër pikat kufitare të Kosovës raporton çdo ditë Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Sipas raportimit të kësaj Qendre, të dielën, deri në orën 14:00, hyrje me më shumë njerëz ka pasur sipas kësaj radhitjeje: në Merdarë, Vërmicë, Han të Elezit dhe te pika Dheu i Bardhë. Vetëm në Merdarë, sipas QKMK-së, ka pasur kolona prej 150 deri në 180 metra. Ndërkaq, në Vërmicë janë evidentuar kolona prej 100 deri në 150 metra.

Pikat kufitare, si në Qafë të Morinës, Mutivodë, Bërnjak e Muçibabë kanë fluks më të vogël të mërgimtarëve që sot ia kanë mësy Kosovës. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori