Shkurte Gashi e ka lansuar projektin më të ri muzikor, të cilin e ka sjellë në bashkëpunim me Brunon.

Kënga titullohet “Jetën tënde” dhe ka ardhur e kompletuar edhe me videoklip muzikor.

Të gjitha lajmet nga Shkurte Gashi Të gjitha lajmet nga Shkurte Gashi

Është një baladë që vjen e interpretuar për mrekulli nga këngëtarja dhe pritet të pëlqehet nga fansat e saj.

Produksioni Imagine Films është kujdesur për xhirimin e videos muzikore të këngës “Jetën tënde”.

Kujtojmë që “Vitet” është një nga realizimet më fundit muzikore të Shkurte Gashit që u publikua me videoklip gjatë verës. /Telegrafi/