Shkurte Gashi ka publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet duke kënduar baladën e Flori Mumajesit, “Me fjalë të vogla”.

“A mi sheh fotografitë ndonjëherë? Kur mërzitesh në mendje kush të vjen? Kur dëgjon muzikë, cilën këngë pëlqen? Lumturinë dhe motivin ku e gjen?”, është pjesa e tekstit e kënduar nga Shkurtja.


Kujtojmë që këngëtarja në të kaluarën ka bashkëpunuar me kantautorin e suksesshëm, sidomos për hit-baladën e saj, “Godet shpirti”.

Ndërsa kënga “Me fjalë të vogla” ishte pjesëmarrëse në Festivalin Kënga Magjike. /Telegrafi/