LAJMI I FUNDIT:

Shkupi dhe Sofja me qëndrime inkurajuese për eurointegrimet

Shkupi dhe Sofja me qëndrime inkurajuese për eurointegrimet

Presidentët e Maqedonisë dhe të Bullgarisë, Gjorge Ivanov dhe Rumen Radev, i cili është për vizitë në Maqedoni, do të inicojnë nënshkrim të marrëveshjes për bashkëpunim strategjik midis dy vendeve. Në konferencë për shtyp, mes tjerash ata kanë folur për Marrëveshjen për fiqinjësi të mirë dhe për kontestin për emrin që Maqedonia e ka me Greqinë.

Radev deklaroi se Sofja mbështet zgjedhje të kontestit për emrin midis Shkupit dhe Athinës i cili nuk do të përfshijë pjesë territoriale nga Bullgaria dhe nuk do të përfshijë palë të treta, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ivanov tha se negociatat për problemin që Greqia e ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë do të vazhdojnë në KB, me çka pala në Maqedoni do të përpiqet që të gjendet zgjidhje e cila nuk do të jetë në dëm të palës së tretë dhe t’i përfshijë ata në proces.

Ivanov theksoi se i gjithë ky proces duhet të shohë drejt ardhmërisë, dhe jo të ngecë në çështje, të cilat mund të mbesin në të kaluarën.

Maqedonia dhe Bullgaria intensivisht punojnë në formimin e komisioneve të ekspertëve, nga të cilat njëra do të fokusohet në çështje nga historia dhe arsimi i dy vendeve, me qëllim për tejkalimin e dallimeve dhe mosmarrëveshjeve eventuale, porositën sot dy presidentët.

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së Federica Mogherini, e cila gjithashtu ishte në Sofje tha se sialogu midis Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit është inkurajuese dhe se shpreson se së shpejti do të japë rezultate pozitive.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori