LAJMI I FUNDIT:

Shkup, ndërron jetë një punëtor ndërtimtarie nga goditjet elektrike

Shkup, ndërron jetë një punëtor ndërtimtarie nga goditjet elektrike

21-vjeçari XH.V nga fshati Moranë i Shkupit, ka ndërruar jetë nga goditja me rrymë elektrike në rrugën “Gernika”, ku ka qenë duke kryer punë ndërtimore.

MPB njofton se rasti është paraqitur dje në orën 13:00, ndërsa ngjarja fatale ka ndodhur kur makina me të cilën ka punuar i ndjeri, ka hasur në kabllo elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e Ndihmës së Shpejtë, ndërsa me pajtim të prokurorit publik trupi i është dorëzuar familjes./Telegrafi/