LAJMI I FUNDIT:

Shkrirja e akullnajave nxjerr thesaret e së shkuarës

Shkrirja e akullnajave nxjerr thesaret e së shkuarës

Ndryshimet klimaterike po krijojnë hapësira të vlefshme arkeologjike në malet alpine, aty ku akullnajat në shkrirje e sipër po nxjerrin në pah thesare që datojnë mijëra vjet para.

Ekipet e kërkimit kanë zbuluar së fundmi një varg prej fibrash bimore nga 6,000 vjet më parë, një figurë antike prej druri, këpucë me lidhëse, si dhe mbetjet e një burri prehistorik që ka jetuar 2,800 vjet p.e.s., bashkë më thesare të tjera të fshehura nën akuj.

Edhe pse ndryshimet klimaterike po zbulojnë relike të jashtëzakonshme, arkeologët janë në garë me kohën, pasi akulli është ai që i mban këto objekte të së shkuarës të ruajtura mirë.

Arkeologia Regula Gubler tha për AFP: “Është një dritare shumë e vogël në kohë. Në 20 vite, këto zbulime do të jenë zhdukur dhe ky akull nuk do të jetë më. Është pak stresuese.”

Ajo shpjegoi se materialet si lëkura, druri, lëvoret e bimëve dhe tekstilet mund të shkatërrohen nga erozioni. Dhe, arsyeja e vetme që këto relike kanë qëndruar të ruajtura mirë është akulli. Akullnajat në shkrirje janë duke krijuar një grup sitesh arkeologjike, aq i madh është ky grup sa ka lindur një fushë e re kërkimi- arkeologjia e akullnajave.

Ndërsa arkeologët janë të vetëdijshëm për efektin shkatërrues të ndryshimit të klimës, shumë pranojnë se ka krijuar “një mundësi” për të zgjeruar në mënyrë dramatike kuptimin e jetës në male, mijëvjeçarë më parë. /abcnews.al/