LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 38 numri i personave të prekur nga coronavirusi në Shqipëri

Shkon në 38 numri i personave të prekur nga coronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i personave të prekur nga coronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 38, me 5 raste të reja në 24 orët e fundit.

Bëhet e ditur se deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste:


Nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 22 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 5 raste

Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre: 12 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushnja dhe Rrogozhina)

Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjecare nga Fieri.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente./A2/