LAJMI I FUNDIT:

Shkollat në Mbretërinë e Bashkuar thonë se janë të përgatitura të kalojnë në mësimin ‘online’ për sezonin e ardhshëm

Shkollat në Mbretërinë e Bashkuar thonë se janë të përgatitura të kalojnë në mësimin ‘online’ për sezonin e ardhshëm

Shkollat në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar thonë se janë të përgatitura të kalojnë në mësimin ‘online’ nëse është e nevojshme në tremujorin e ardhshëm, pasi më shumë fëmijë qëndrojnë në shtëpi për shkak të COVID-19.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, disa fëmijëve iu kërkohet të marrin laptopë me vete në shtëpi përpara Krishtlindjeve në përgatitje.


Më shumë se 30 autoritete lokale i thane BBC-së se disa klasa ishin zhvendosur në ‘online’ në shkollat lokale.

Qeveria thotë se është e përkushtuar të sigurojë që shkollat në Angli të qëndrojnë të hapura në janar.

Shkollat në Mbretërinë e Bashkuar janë këshilluar që të rihapin sezonin e ardhshëm sipas udhëzimeve aktuale.

Në Angli, të dhënat më të fundit tregojnë se 236 mijë nxënës ishin jashtë shkollës për arsye të lidhura me COVID-in të enjten më 9 dhjetor. /Telegrafi/