LAJMI I FUNDIT:

Shkolla e basketbollit “Pressing” organizon kampin veror: Fëmijët e moshave 8-16 me mundësi të artë të mësojnë nga Jugo, Loci e Radoni

Shkolla e basketbollit “Pressing” organizon kampin veror: Fëmijët e moshave 8-16 me mundësi të artë të mësojnë nga Jugo, Loci e Radoni

Në një mundësi të artë për të gjithë fëmijët kosovarë, shkolla e basketbollit “Pressing” në Pejë – qytet ky që ndryshe njihet edhe si “djepi” i këtij sporti në Kosovë, po organizon një kamp veror, në drejtimin e trajnerit të mirënjohur Bujar Loci dhe ish-lojtarit të Pejës, po ashtu dhe të reprezentacionit të Kosovës, Vigan Radonit.

Por, pjesë e këtij kampi që organizohet për herë të parë në vendin tonë, së bashku me themeluesin e shkollës së basketbollit “Pressing”, Radonit dhe trajnerit Loci, do të jetë edhe trajneri i mirënjohur evropian me të cilin Peja ishte bërë kampion, Rudolf Jugo.


Përmes njohurive të mëdha dhe të ndritura që kanë Jugo, Loci dhe Radoni – synojnë që ta bartin tek fëmijë kosovarë në kampin që do të fillojë më 18 korrik në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Foto: Trajneri i mirënjohur evropian, Rudolf Jugo

Për një javë (18 deri më 23 korrik) sa do të zgjasë ky kamp veror, fëmijët do të kenë mundësinë e artë të shfaqin talentin e tyre, para personave që tashmë janë dëshmuar në sportin e basketbollit.

Ajo çfarë e bën speciale dhe shumë të veçantë këtë kamp veror të organizuar nga shkolla “Pressing”, është se fëmijët nga mosha 8 deri në 16 vjeç mund të marrin pjesë dhe t’a shfaqin talentin e tyre para syve të Jugos, Locit dhe Radonit.

Foto: Trajneri Bujar Loci dhe ish-lojtari i Pejës, po ashtu edhe i reprezentacionit të Kosovës, Vigan Radoni

Stërvitje nga metoda më të avancuara dhe më të spikatura, veçanërisht nga trajneri Jugo, do të shfaqen brenda kampit veror të basketbollit.

Por, për t’i testuar cilësitë e secilit nga fëmijëve, do të organizohen natyrisht edhe përballje mes ekipeve – aty edhe ku do të shfaqet më hollësisht talenti i secilit prej tyre.

Për shkak që tashmë ka filluar të ketë interesim të madh për kampin që do të organizohet nga shkolla e basketbollit “Pressing” – vendet do të jenë të limituara, andaj nxitoni të përfitoni nga kjo mundësi jetike për të shfaqur talentin që posedojnë fëmijët e juaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori