LAJMI I FUNDIT:

Në sheshin e Prishtinës organizohet orë e hapur e baletit për fëmijët

Në sheshin e Prishtinës organizohet orë e hapur e baletit për fëmijët

Shkolla e Baletit “Angel”  dje (25 prill) ka shndërruar sheshin kryesor të Prishtinës “Zahir Pajaziti” në një ‘sallë baleti” duke mbajtur një orë të hapur me talentët e rinj.

Reklama

Rreth 50 talent kanë treguar aftësitë e tyre në balet, ndërsa u përcollën me entuziazëm nga publiku që ishin të pranishëm për t’i ndjekur nga afër.

Ky aktiviteti i “Angels” është mbështetur edhe nga Komuna e Prishtinës.

Foto: SC/ Shkolla e Baletit “Angels”

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte pjesëmarrja e të gjithë fëmijëve apo të rinjve që kanë dëshirë të jenë pjesë ose të kenë më shumë informata rreth këtij aktiviteti, ndërsa përmes vallëzimit, fëmijët do të mund të shprehin kreativitetin dhe aftësitë e tyre në balet.

‘Open class’ është një “orë” e vallëzimit (baletit) ku mbahen aktivitete apo orë mësimore në ambiente të hapura.

Foto: SC/ Shkolla e Baletit “Angels”

Ndikim pozitiv do të ketë te qytetarët të cilët do të kenë mundësi të ndjekin ‘open class’ në shesh dhe në këtë mënyrë, do të mësojnë nga afër për artin e baletit.

Foto: SC/ Shkolla e Baletit “Angels”

Me këtë projekt dhe shfaqje, planifikohet që t’u japin mundësinë fëmijëve që të futen më thellë në botën e baletit, duke përjetuar prapaskenat e një shfaqjeje si dhe vallëzimin në skenë para publikut.

Një aktivitet të tilla shkolla “Angels” ka mbajtur edhe në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan vikendin që lamë pas. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Linda Halimi tregon se si reagon kur flirtojnë me të në prani të bashkëshortit: Vetëm ia bëj me sy dhe ai e di

Linda Halimi tregon se si reagon kur flirtojnë me të në prani të bashkëshortit: Vetëm ia bëj me sy dhe ai e di

Magazina
Noizy pas ngjarjeve në veri: Zot mos na provo, por nëse duhet jemi gjithmonë gati

Noizy pas ngjarjeve në veri: Zot mos na provo, por nëse duhet jemi gjithmonë gati

Magazina
Thuhet se lidhja e Leonardo DiCaprios me Vittoria Ceretti po bëhet serioze

Thuhet se lidhja e Leonardo DiCaprios me Vittoria Ceretti po bëhet serioze

Magazina
Kanye West shkel ligjin italian kundër terrorizmit duke mbajtur vazhdimisht maskë në fytyrë, mund të dënohet me gjobë

Kanye West shkel ligjin italian kundër terrorizmit duke mbajtur vazhdimisht maskë në fytyrë, mund të dënohet me gjobë

Magazina
Aktori Dane Cook martohet me partneren 27 vite më të re, Kelsi Taylor

Aktori Dane Cook martohet me partneren 27 vite më të re, Kelsi Taylor

Magazina
Efi zbulon se nuk ka më miqësi me Luizin dhe Kiarën: Nuk dua të flas më për këtë pjesë

Efi zbulon se nuk ka më miqësi me Luizin dhe Kiarën: Nuk dua të flas më për këtë pjesë

Magazina
Kalo në kategori