LAJMI I FUNDIT:

Shkodranja e “O sa mirë” prezanton dy prindërit mësues (Foto)

Shkodranja e “O sa mirë”  prezanton dy prindërit mësues (Foto)

Linda Jarani ka prezantuar prindërit e saj në rrjetet sociale.

Aktorja, që famën e arriti përmes rolit të shkodranes në serialin “O sa mirë”, në profilin e saj në “Facebook” ka publikuar një fotografi të prindërve të saj, transmeton Telegrafi.


Linda këtë e ka bërë me rastin e festës së “7 Marsit”, duke zbuluar se të dy prindërit e saj janë mësues.

“7 Marsi për prindërit e mi. Të dy profesorë që kanë edukuar breza tërë këto vite. Veçanërisht babi im me një punë të pashtershme. Ju përqafoj”, është mbishkrimi që Jarani ka lënë sipër fotos.

Ndryshe aktorja vazhdon të jetë e angazhuar në serialin “O sa mirë”, i cili sapo ka nisur transmetimin e sezonit të ri televiziv, i cili do të ketë gjithësejt 12 episoda./Telegrafi/.

12803073_1080254618683787_2602318592011311442_n