LAJMI I FUNDIT:

Shkëputet një masë e madhe e akullnajës në Antarktidë

Shkëputet një masë e madhe e akullnajës në Antarktidë

Një masë tejet e madhe e akullit është shkëputur nga baza e vet e akullt në Antarktidë dhe ka filluar të lëvizë kah pjesa veriore.

Kjo masë prej 5,800 kilometrash katrorë është shkëputur gjatë dy ditëve të fundit, thonë shkencëtarët, dhe është pasojë e çarjes në shkëmbin e akullt, Larsen C, që është zhvilluar për vite të tëra.


Ky shkëmb i akullt, përcjell REL, me 175 kilometra gjatësi dhe afro 50 kilometra gjerësi, është njëri prej më të mëdhenjve që është monitoruar gjatë 30 viteve të fundit.

Nuk besohet se shkëputja e akullit është shkaktuar nga ngrohja globale dhe ajo nuk do të ndikoj në nivelin e detit, meqë ajo pjesë tashmë kishte lëvizur e shkëputur.

Megjithatë, shkencëtarët kanë shqetësime se humbja e kësaj pjese do të çoj në dezintegrim të mëtejshëm të pjesës tjetër të këtij shkëmbi të akullt.

Nëse akullnajat në Antarktik, që mbahen në tokë nga baza e akullt, Larsen C, do të derdhej në det, atëherë niveli global i deteve do të ngritej për afro 10 centimetra, thonë shkencëtarët.