LAJMI I FUNDIT:

Shkenca: Ushtrimet fizike gjatë mbrëmjes janë shumë më fitimprurëse

Shkenca: Ushtrimet fizike gjatë mbrëmjes janë shumë më fitimprurëse

Ndoshta ka ardhur koha ta shtyni alarmin sepse dy studime të ndryshme kanë zbuluar që ushtrimet e mbrëmjes janë shumë më fitimprurëse sesa ushtrimet e mëngjesit.

Për shumicën e njerëzve, zgjedhja se a duhet të ushtrojnë në mëngjes apo mbrëmje është mjaft e vështirë, por dy studime – njëri studim nga shkencëtarët izraelitë, e tjetri nga amerikanë – janë në mesin e të parëve që japin një arsye definitive dhe shkencore se përse duhet t’i shmangni ushtrimet e mëngjesit, transmeton Telegrafi.

Studimi ka zbuluar se performanca e ushtrimeve fizike është deri në 50% më e mirë kur ushtroni në mbrëmje, ku konsumoni më pak oksigjen dhe prodhoni nivele më të larta të ZMP-së, i cili është metabolit që e rrit aktivitetin metabolik në indet muskulore.

Njëkohësisht, hulumtuesit kanë zbuluar se një proteinë e caktuar që aktivizohet gjatë ushtrimeve fizike është më shumë prezente në sesionet e mbrëmjes.

Megjithëse ushtrimet në orën 4:30 të mëngjesit  preferohen nga Dwayne Johnson dhe Mark Wahlberg, studimi po ashtu ka zbuluar se ushtrimet e mbrëmjes ju ndihmojnë edhe të bëni gjumë më të mirë.

Sidoqoftë, ndonëse këto zbulime mund të funksionojnë nga një këndvështrim shkencor, është e rëndësishme të mbani mend se koha më e duhur për të ushtruar është ajo e cila ju përshtatet juve. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Stil
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Stil
Kalo në kategori