LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbi: Ndeshje e bukur, gaboi portieri dhe reparti defensivë

Shkëmbi: Ndeshje e bukur, gaboi portieri dhe reparti defensivë

Liria e Prizrenit ka bërë një ndeshje të madhe në udhëtim te Drita.

Edhe pse ishin afër të rrëmbenin një pikë, në fund një autogol i shkaktoi humbje Lirisë.


Prizrenasit pësuan në udhëtim te Drita me rezultat 4-3, ndërsa bën një rikthim të madh nga 3-1 në 3-3.

Trajneri i mysafirëve, Bledi Shkëmbi ka deklaruar pas ndeshjes se gabuan reparti defensivë ndërsa sa i përket ndeshjes ishte e bukur për publikun.

“Futbolli kështu e ka. Ishte një ndeshje e bukur për publikun por ne pësuam”.

“Gabuam shumë në mbrojtje por edhe portieri gaboi gjithashtu që e shoh si gjë normale në futboll”.

Festa tek goli i Avdylit

“Nuk kam folur asnjëherë keq për gjyqtarët por as sot nuk do të flas. Pjesa tjetër e stafit më tha që penalltia nuk ekzistoi por se ishte faull. Drita nuk ka nevojë të ndihmohet nga gjyqtarët.

Krejt në fund korçari ka mbajtur përgjegjësinë për vete pas humbjes së pësuar.

“Humbja është përgjegjësi e imja, por kjo është hera e parë dhe e fundit që flas për gjyqtarët. Ne ishim përgatitur për një 90 minutësh të fortë”.

“Drita e uli ritmin në pjesën e dytë, ndërkohë ne shfrytëzuam këtë gabim të tyre. Shpresojmë t’i fitojmë dy ndeshjet e mbetura”, u shpreh Shkëmbi.

Pas 15 javëve në elitën e futbollit kosovar, Liria zë pozitën e tetë me 22 pikë të tubuara, pesë më pak se lideri Llapi. /Telegrafi/