LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqimi me Grasshopperin në Zvicër dhe ftesa për në Kombëtare, Lika i lumtur dhe krenar që do të luaj për Shqipërinë

Shkëlqimi me Grasshopperin në Zvicër dhe ftesa për në Kombëtare, Lika i lumtur dhe krenar që do të luaj për Shqipërinë

Bujar Lika është njëri nga futbollistët e rinj të grumbulluar në Kombëtaren e Shqipërisë.

Mbrojtësi nga Kosova ka bindur trajneri Christian Panucci për t’i dërguar ftesë falë formë së mirë që ka treguar në klubin zviceran Graasshopper.


Lika iu bashkua Grasshopperit gjatë afatit kalimtar të janarit nga Schaffhausen dhe ka arritur të luaj në gjashtë ndeshje duke bërë edhe një asistim në Superligën e Zvicrës.

Në një intervistë për Telegrafin, mbrojtësi që luan edhe në pozitën e mesfushorit flet rreth karrierës së tij.

“Në janar kam nënshkruar për Grasshopperin dhe kjo ishte një mundësi e madhe për mua”.

“Kam bërë një hap të madh në karrierë dhe jam i lumtur për këtë”, shprehet Lika për Telegrafin.

25-vjeçari thotë se është shumë i lumtur dhe krenar që është pjesë e Shqipërisë.

“Është grumbullimi i parë me Kombëtaren dhe jam shumë i lumtur për këtë rast që më ka dhënë trajneri Panucci”.

“Jam shumë krenar të luaj për Shqipërinë. Është një ëndërr e bërë realitet dhe për këtë ftesë kam punuar shumë që një kohë të gjatë”, thotë Lika.

Pritja për të në kampin kuq e zi ka qenë e mrekullueshme, pasi Bujari njihet me disa nga lojtarët që nga kampionati zviceran.

“Ka qenë një pritje shumë e bukur në kampin kuq e zi. Shumicën e lojtarëve i njoh nga kampionati zviceran. Përkrahja që më kanë dhënë ka qenë shumë e madhe”.

Sa i përket debutimit në ndeshjen ndaj Norvegjisë, Lika thotë për Telegrafin se nuk e di nëse do të ndodh, por ai po e shijon këtë ftesë.

“Trajneri nuk më ka premtuar asgjë nëse do të luaj ose jo. Jam falënderues që kam mundësi të jem pjesë e Kombëtares së Shqiprisë”.

“Unë do të punoj në çdo stërvitje për ta dhënë maksimumin pastaj të shohim nëse do të luaj ose jo. E rëndësishme është të jem 100 për qind i përgatitur”

Krejt në fund Bujari flet për synimet që ka në të ardhmen me klubin dhe Kombëtaren.

“Synimet janë ashtu siç thash më lartë. Të jem i përgatitur maksimalisht pasi në profesionin tonë shikohet vetëm maksimumi. Si me klubin ashtu me Kombëtaren duhet të jem i përgatitur mirë. Të kem shëndet të mirë pa lëndime dhe tjerat ia lë fushës”, u shpreh mbrojtësi anësorë.

Ferizajasi nuk kishte luajtur më parë për asnjë Kombëtare dhe ka mundur ta vesh edhe fanellën e Kosovës.

Por sipas tij askush nga Federata e Futbollit të Kosovës nuk e kishte kontaktuar atë para Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori