LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqim Demhasaj shkëlqen me Grasshoppersin, shënon dy gola për fitoren e tretë radhazi

Shkëlqim Demhasaj shkëlqen me Grasshoppersin, shënon dy gola për fitoren e tretë radhazi

Shkëlqim Demhasaj e ka nisur për mrekulli aventurën tek skuadra më e madhe zvicerane Grasshoppers.

Sulmuesi nga Kosova ka shënuar dy gola në fitoren bindëse të skuadrës së tij 3-0 ndaj Wil.


Demhasaj u inkuadrua në lojë në minutën e 20-të, teksa pas 17 minutave qëndrim në fushë realizoi për 1-0 pas asistimit nga Ermir Lenjani.

Golin e dytë reprezentuesi kosovar e realizoi në minutën e 49-të, teksa për 3-0 shënoi Pusic.

Me këtë fitore Grasshopper mban pozitën e parë në Challange League dhe kjo formë është një tregues i mirë që GC sivjet synon të rikthehet në elitën e futbollit zviceran.

Përveç Demhasajt që u shpall lojtar i ndeshjes, lojë të mirë bëri edhe reprezentuesi shqiptar Ermir Lenjani.

GC është skuadra më e trofeshme në Zvicër, ndërsa pas problemeve financiare dy vite më parë humbën statusin e skuadrës elitare në shtetin helvetik.

Gjithsesi tani problemet janë larguar dhe GC është njëra nga skuadrat favorite për tu rikthyer në elitë. /Telegrafi/