LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqeu me dy gola në fundjavë, Drilon Hazrollaj ylli i javës në Albi Mall Superligë

Shkëlqeu me dy gola në fundjavë, Drilon Hazrollaj ylli i javës në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 22-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Malisheva, Drilon Hazrollaj.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Isuf Llumnica, Fatmir Mehmeti dhe Arton Hajdari.


Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 22-të t’i takojë Drilon Hazrollajt, pasi ai ishte përcaktues në fitoren e Malishevës kundër Feronikelit 74, 2:1, me dy gola të shënuar (78’, 89’).

Ai njëherësh përkundër moshës së re është futbollist që merr guximin për të qenë lider dhe ndër më të merituarit për serinë e suksesshme të skuadrës së tij.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Malisheva, Drilon Hazrollaj e ndau Makfire Bllaca Kyqyku, menaxhere e blerjes në Albi Mall.

Pasi mori këtë çmim futbollisti i Malishevës u shpreh i lumtur për vlerësimin.

“Ndjehem i lumtur. Ky është çmimi i dytë për mua. Falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik, pasi me ndihmën e tyre arrita të kem një performancë të mirë. Uroj që edhe në vazhdim të kampionatit të kemi një ecuri pozitive si ekip dhe t’i arrijmë objektivat”, tha Hazrollaj për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori