Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, di gjithnjë se si të rrëmbejë vëmendjen me paraqitjen e saj.

Së fundmi, bukuroshja bionde ka qenë e ftuar speciale në ndejën e organizuar në Paris nga gjiganti i stolive franceze, Societe Cartier.

Me një fustan të kuq dhe elegantë, dhe stoli, Rita ka shkëlqyer në tapetin e kuq të këtij eventi në Paris.

Nëse jeni në një nga këto qytete evropiane, mund të dëgjoni zërin magjik të Dua Lipës (Foto) Nëse jeni në një nga këto qytete evropiane, mund të dëgjoni zërin magjik të Dua Lipës (Foto)

Ajo gjatë ditës, kishte publikuar disa fotografi në InstaStory, përmes së cilave kishte treguar për dhuratat që ka marrë nga Cartier, për të cilat ishte mjaft falënderuese.

Rita dukej vezulluese nën ndriçimin e gurëve në këtë mbrëmje. /Telegrafi/