LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i Postës, Xhevdet Smakiqi

Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i Postës, Xhevdet Smakiqi

Xhevdet Smakiqi është shkarkuar nga  pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të Postës së Kosovës. 

Shkarkimin, Smakiqi e ka quajtur të paarsyeshëm dhe politik, ndërkaq ka paralajmëruar padi.


“Po, jam shkakuar. Ky vendim do t’ë krijoj pasoja 100 mijë euro pasi do të ngris padi”, tha shkurt ai.

Bëhet e ditur nga Bordi i Postës, se përzgjedhja e Kryeshefit Ekzekutiv, ka qenë nevojë e domosdoshme për të ushtruar një lidership dhe menaxhment të besueshëm dhe që përballon sfidat e kësaj periudhe.

Smakiqi ishte përzgjedhur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës më 5 mars të këtij viti nga Qeveria Hoti. /Telegrafi/