LAJMI I FUNDIT:

Shkalla e papunësisë në SHBA gjatë muajit qershor mbetet e pandryshuar

Shkalla e papunësisë në SHBA gjatë muajit qershor mbetet e pandryshuar
Foto: Ilustrim

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit qershor janë punësuar rreth 372 mijë persona, që ishte mbi vlerësimet e tregut, ndërsa shkalla e papunësisë mbeti e pandryshuar në 3.6 për qind.

Siç njofton Departamenti i Punës, për të katërtin muaj radhazi, papunësia mbeti në nivele të njëjta, që ishte në përputhje me vlerësimet e tregut


Ekonomistët kishin pritur një rritje prej 268 mijë të punësuarish. Numri i të papunëve në SHBA, për këtë muaj ishte 5.9 milionë.

Për shkak të pandemisë COVID-19 më shumë se 22 milionë njerëz në ekonominë më të madhe në botë humbën punën e tyre në mars dhe prill 2020.

Pasi inflacioni vjetor shkoi në 8.6 për qind në maj, më e larta në 40-vjet, Rezerva Federale e SHBA-së më 15 qershor rriti normën bazë të interesit me 75 pikë bazë, rritja më e madhe në 28 vjet. /Telegrafi/